Konferencë urgjente e Prokurorisë për rastin e Flora Brovinës

Konferencë urgjente e Prokurorisë për rastin e Flora Brovinës

Në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit do të mbahet një konferencë për media për rastin e falsifikimit të fotografisë që dje deputetja e PDK’së Flora Brovina e shfaqi në Kuvendin e Kosovës. Kjo konferencë për media do të fillojë nga ora 16:00.

BROVINA: FOTOGRAFINË E MORA ME ZARF NGA MEVLUDE SARAQI, LEJEN PËR PUBLIKIM NGA NJË PERSON PËRMES TELEFONIT

Fotografia e shfaqur nga deputetja doli të jetë fotografi nga një faqe pornografike dhe jo nga lufta e fundit në Kosovë. Deputetja Flora Brovina, është intervistuar sot për fotografinë e shumëpërfolur para prokurorëve, ku ka ka deklaruar se nuk ka besuar asnjëherë që dëshmia që e publikoi dje mund të mos jetë e saktë.

MEVLYDE SARAÇI MOHON SE IA KA DHËNË FOTOGRAFINË FLORA BROVINËS