1 vit nga vdekja e Milot Bajramit – lufta për drejtësi vazhdon

Afër vendit ku ka ndërruar jetë, Milot Bajrami si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur me 1 nëntor 2015, është kujtuar nga familjarët dhe nga shoqëria e tij, të cilët kanë vendosur kurora lulesh dhe ndezur qirinj.

1 vit nga vdekja e Milot Bajramit – lufta për drejtësi vazhdon
Burimi i fotografisë: Agan Kosumi/ Insajderi

Mikja e të ndjerit Renea Behluli, e cila ka qenë e pranishme më të ne veturë kur ka ndodhur aksidenti, ka thënë se sot janë mbledhur për të kujtuar Milot Bajramin si dhe për “për të kujtuar Milin, për t’i kujtuar qytetarët se rasti në gjykatë ende nuk është zgjidhë.”, raporton Insajderi.com.

“Është shumë edhe koha po kalon, kësi shenja të vogla nëse bëjmë, ndoshta mundemi me mbajt gjallë si kujtim”, ka thënë Rene Behluli gjatë kujtimit të vdekjes së mikut të saj Milot Bajramit.
img_3418
img_3431
img_3445img_3433

Një vit pritje, tri pyetje dhe thirrja për drejtësi