Skender Hyseni tregon pse kanë ndodhur rrahjet në LDK

Skender Hyseni tregon pse kanë ndodhur rrahjet në LDK

Skender Hyseni që është anëtar në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për zhvillimet në partinë e tij.

Hyseni ndër të tjera ka folur për incidentet dhe problemet që LDK i ka pasur përgjatë procesit të brendshëm zgjedhor. Ai ka deklaruar se problemet e tilla kanë ardhur si rrjedhojë e përshtypjes se kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet.

“Unë besoj që do LDK t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, prandaj ka një turr njerëzit me çdo kusht të bëhen pjesë e strukturave”, ka thënë Hyseni.

Ai gjithashtu ka dekaruar të folurit për LDK-në është shenjë e mirë sepse është një treues që kjo parti është e rëndësishme për këtë vend dhe e pazëvndësueshme si forcë politike, si traditë dhe si trashëgimi.

Hyseni ka folur edhe për zhvillimet e fundit në partinë e tij. Ai ka thënë se LDK nuk po di të sillet si parti, por si grupacion./Insajderi/