Deputetja Haxhiu: Haradinaj nuk mund t`i drejtohet kushtetuese

Deputetja Haxhiu: Haradinaj nuk mund t`i drejtohet kushtetuese

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradianaj,  se do t`i drejtohet kushtetutës se si duhet të veproj më tej qeveria.

Ajo thotë se Haradinaj më nuk është kryeministër dhe se nuk ka të drejtë t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese pasi sipas saj, neni 113 I saj e specifikon juridiksionin dhe palët e autorizuar pran Gjykatës Kushtetuese.

“Haradinaj si duket nuk po e kupton që më nuk është kryeministër dhe duhet të largohet nga kryeministria, ai por edhe ish ministrat e tij”.

“Sot, tha që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta pyetur se çfarë vendimesh ka të drejtë të marr. Ky nuk po e kupton ose nuk po do ta kuptoj që nuk është kryeministër dhe as nuk ka të drejtë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, le ta sheh nenin 113 të Kushtetutës i cili specifikon jurisdiksionin dhe palët e autorizuara pranë GJK”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Haxhiu kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme sa më pare.

“Si erdhi, filloi me skandale dhe e përfundoi mandatin me skandale”, thotë ajo.

Haradinaj gjatw mbledhjes sw sotme, tha se do t`i drejtohet Gjykatws Kushtetuese, se si duhet tw veproj mw tej.

“Më duhet të ju siguroj se prej sot unë kam frikë me thirrë mbledhje të qeverisë ma, se nuk e di më cili vendim i cilës kategori është”.

“Do të jem i detyrum që qartësimin ligjor me e bë prej Gjykatës Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Unë kam frikë me thirrë mbledhje të qeverisë ma