
Qepët e grira imët fërgohen në vaj gjersa të zbuten. Shtohen mishi i bluar, pak vegetë, piper dhe majdanozi i grirë imët. Veçan troshitet djathi i cili përzihet me 4 vezë dhe 200 gr ajkë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet një petë, pastaj radhiten petët e tjera të rrudhura e mbi to hidhet nga masa e djathit dhe vezëve. Mbi petën tjetër të rrudhur hidhet mishi i fërguar me qepë. Kështu veprohet gjersa të harxhohen petët, djathi dhe mishi.