Për një vakt të shpejtë dhe me pak kalori, Lori Hoxha ka një propozim fantastik

Për një vakt të shpejtë dhe me pak kalori, Lori Hoxha ka një propozim fantastik

Lori Hoxha është njëra ndër blogeret më të njohura dhe ndjekura në Shqipëri dhe Kosovë, njofton Insajderi.

Në shtëpinë e saj të re, në një kuzhinë të stilit minimalist, ajo na prezantoi edhe me videon e parë të gatimit.

Është një vakt i lehtë dhe i shpejtë – një sallatë me makarona, spinaq, qiqra dhe salsë Sriracha.

Në fakt ajo pohon se nuk gatuan vetë shpesh, por që kujdeset maksimalisht për ushqimin që zgjedh duke marrë parasysh e faktin që ajo tani ka nisur edhe palestrën, duhet të numërojë edhe kaloritë që ajo merr.

Sipas Lorit, kjo sallatë ka përmbajtje të nutrientëve në vlera më të vogla kalorike.

Si e gatuan, ju mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com