Një recetë të cilën mund ta shërbeni me çdo gjë.
Përbërësit:
- 1 kg patate të vogla
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 thelpinjë hudhre të grirë imët
- 1 lugë të mesme erëza të përziera
- krip
- piper të zi
- piper të kuq
- 1 lugë gjelle majdanoz të terur
- 4 lugë gjelle parmezan
- 2 lugë gjelle buter
Përgatitja:
Nxeni furrën në 200 grade. Pastroni patatet dhe preni në dysh.
Lyeni patatet me vaj ulliri dhe futini në furrë derisa të marrin ngjyrë të artë.
Largoni nga furra dhe spërkatni me erëza, hudhër, majdanoz, parmezan dhe krip e piper. Kthejini në furrë për 15 minuta të tjerë.
Pasi ti nxirrni shtoni buterin mbi patate dhe servojini të nxehta.