
Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është duke u përpuqur ta mashtrojë publikun kur analistet e kanë pyetur lidhur me tenderin e djalit të Isa Mustafës.
“Jo nuk ka pas tender për djemtë e Mustafës këtë e vërtetuar edhe gjykata”, ka thënë Osmani kur është pyetur nga Demhasaj
Tutje Osmani është shprehur se gjatë kohës së qeverisës së Mustafës, janë marr masa anti korrupsion.
Zyra e Kryeministrit shpalli fitues këtë kompani më 21 korrik të vitit 2015. Gjashtë ditë më vonë, më 27 korrik 2015 u nënshkrua kontrata mes Makcar dhe Zyrës së Kryeministrit.
Bazuar në Njoftimin për Dhënie të Kontratës të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, oferta e kësaj kompanie në tenderin për servisimin e automjeteve është në vlerën e 2 mijë e 946 euro.
Person kontaktues për këtë kontratë kishte qenë Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës. /