Si të përgatisni në shtëpi recetën e vërtetë të kremit karamel

Si të përgatisni në shtëpi recetën e vërtetë të kremit karamel

Ky krem karamel, zakonisht piqet në furrë në banjëmari, por francezet e përgatisin më thjesht. Ato e vënë të piqet direkt në furrë të pangrohur më parë, në temperaturë të ulët dhe pa banjëmari.
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e pjekjes: 35 minuta
Përbërësit për 6 racione të vogla:
500 ml qumësht
5-6 lugë sheqer
1 bustinë vanilje
3 kokrra vezë
Përgatitja:
1. Në një tenxhere, vëmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen, të valojnë në flakë të ulët.
2. Ndërkohë, rrahim vezët me rrahësen e vezëve me dorë, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë qumështin e valuar pa ndaluar përzierjen e vezëve.
3. Shpërndajmë masën në 6 forma që durojnë nxehtësinë e furrës dhe i futim në furrë, të cilën e ndezim në këtë moment me 120 gradë.
4. I pjekim për 20 minuta në temperaturën 120° C, më pas 10 minuta të tjera në temperaturën 180° C dhe së fundi, 5 minuta në 210 °C.
I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i vendosim në frigorifer jo më pak se 3 orë.