Byrek me qumësht, djathë të butë dhe vaj ulliri

Byrek me qumësht, djathë të butë dhe vaj ulliri

Nuk ka rëndësi nëse jashtë bën 40 apo 10 gradë Celcius, byreku është një nga ato receta për të cilat ne shqiptarët vdesim dhe e hamë në çdo kohë, ndaj e sigurt që pasi ta provoni nuk do lini gjë në tavë.

Përbërësit për një tavë furre: 300 gr miell, 2 lugë vaj ulliri, pak kripë, 150 ml ujë, 400 djathë Stracchino ose Crescenza. Për ta zbutur sipër përpara pjekjes ju duhen 5 lugë vaj ulliri i përzier me 5 lugë qumësht.

Përgatitja: Në një tas hedhim miellin, vajin e ullirit, kripën dhe ujin. I përziejmë me dorë derisa të përftojmë një brumë të butë. E lëmë mënjanë për 30 minuta në një tas, të mbuluar me qese kuzhine.  Pas kësaj kohe e ndajmë brumin në dy pjesë dhe e hapim në petë të holla sipas madhësisë së tavës. Njërën petë e shtrojmë në tavën e lyer me vaj ulliri dhe mbi të, vende vende, shpërndajmë djathin me lugë. Sipër shtrojmë petën tjetër.  Krijojmë sipër petës disa vrima, me pirun dhe e lyejmë të gjithë sipërfaqen me masën e përzier me vaj ulliri dhe qumësht. E pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë, për 20 minuta.