Makaronat e mbetura mos i ringrohni por bëjini sallatë; Receta më e shijshme me domate dhe Philadelphia

Makaronat e mbetura mos i ringrohni por bëjini sallatë; Receta më e shijshme me domate dhe Philadelphia

Perberesit per 4 persona:

450g makarona të shkurtra 4 kokrra domate djathë Grana Padano i prerë në feta të holla 180g djathë Philadelphia 2 thelpinj hudhër (nëse dëshironi) gjethe borziloku të freskët kripë e vaj ulliri ullinj pa bërthamë

Pergatitja:

1.Ziejmë makaronat në ujë me kripë.

2.Presim domatet në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tas ku shtojmë djathin Grana të prerë në feta të holla, Philadelphia-n, borzilokun, hudhrën e grirë imët, ullinjtë, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë me kujdes dhe i lëmë mënjanë, që aromat të përzihen me njëra-tjetrën.

3. Kullojmë makaronat e ziera, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i përziejmë me sallatën që përgatitëm më sipër.