Receta për 20 Biskota Limoni; Të shijshme dhe të shpejta për t’u përgatitur

Receta për 20 Biskota Limoni; Të shijshme dhe të shpejta për t’u përgatitur

Receta nga Mirela Andoni
PËRBËRËSIT PËR 20 COPË:

250 g miell

1 vezë

50 g gjalpë

100 g sheqer

1 lugë qumësht

½ limon, lëkura dhe lëngu

½ pako fryrës ëmbëlsirash

PËRGATITJA:

Në një tas të thellë përziejmë të gjithë përbërësit dhe formojmë brumin e biskotave. E vendosim 30 minuta në frigorifer të pushojë dhe më pas e ndajmë në 20 topa, të cilëve u japim formë si limon. I vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për rreth 10-15 minuta në furrën e ngrohur më pare në 180 gradë.