Ushqimet e çuditshme që kurrë nuk do t’i donit në tavolinë

Ushqimet e çuditshme që kurrë nuk do t’i donit në tavolinë

Interneti është i mbushur me receta dhe këshilla, se si të përgatisni një ushqim sa më të mirë. Në anën tjetër, tregohen ushqime që janë larg me shijen.

Kuzhinierët amatorë, treguan përmes postimeve në rrjetet sociale, se sa larg mund të shkojë një pjatë e përgatitur më së keqi.

Kombinimi i dy shijeve të ndryshme, si të ëmblës me të njelmëtën bëri që shumë shikues të ndjejnë edhe neveri. Sandviçi i mbushur me biskota, apo makaronat me sheqerka janë vetëm disa nga kombinimet më të pazakonta.

Të tjerë, treguan ‘kreativitetin’ në servim, apo formën se si e konsuamuan. Dikujt që i mungonte piruni, e përdori varësen e thyer, ndërsa një tjetër që nuk kishte gotë, çajin e bëri në specin e ndarë në gjysmë.