Zgjidhni mëngjesin tuaj sipas kalorive që ju duhen, receta të shijshme

Zgjidhni mëngjesin tuaj sipas kalorive që ju duhen, receta të shijshme

Ja cilat janë disa nga mëngjeset që duhet të provoni:

Pica e mëngjesit

Bëni një petë të trashë dhe piqeni në 450°F derisa të theket, për 3-4 minuta nga të dyja anët. Lyejeni me ¼ filxhanë salcë domateje, më pas vendosni ¼ filxhanë mozzarella të coptuar dhe dy feta proshutë dhe 1 filxhanë spinaq. Piqeni derisa djathi të jetë shkrirë dhe të marrë ngjyrën kafe, për rreth 5 minuta. Më pas vendosini sipër 1 ose dy vezë, të gatuara sipas dëshirës.

278 kalori dhe 25 gr proteina

Ëmbëlsirë me fruta

Në një enë hidhni Greek yogurt (kos), fruta, (1 filxhan manaferra dhe ¼ filxhan me banane, të prera në feta). Shtojini drithëra në formë kokrre.

193 kalori dhe 17 gram proteina

Burrito

Skuqni të bardhet e tre vezëve, shtoni ½ piper jeshil dhe 1 lugë Jalapeno (piper shumë djegës). Përzijini 2 lugë djathë Cheddar dhe ¼ filxhan fasule të zezë të ziera. Hidhni salca nëse dëshironi dhe mbështillini me pite.

215 kalori dhe 24 gram proteina

Petulla

Kombinoni ½ filxhanë miell, katër të bardha veze, ½ lugë ekstrat vanilje, 1 lugë sheqer dhe ½ lugë kanellë. Hidheni masën në tigan të ngrohur dhe të lyer me spraj për gatim. Gatuajini 2-3 minuta secilën anë dhe hidhini 1 lugë shurup nëse doni.

266 kalori dhe 20 gramë proteina

Mëngjesi në kavanoz

Këto kavanozë janë të mbushur me greek yogurt, fruta të freskëta të mbushuar me lëndë ushqyese dhe me tërshërë të shëndetëshme për zemrën. Ato janë të këshillueshme të haen teksa nxitoni.

Qull tërshëre me fruta

Tërshëra është e pasur me kalcium dhe magnez, e cila balancon sistemin nervor dhe është plotë me fibra, gjë e cila ndihmon në tretje. Qulli i tërshërës është një zgjedhje zëvendësuese. Shtojini boronica, luleshtrydhe dhe bajame për të kompletuar mëngjesin. Boronicat kanë antioksidant dhe vitaminë E, ndërsa bajamet kanë proteina dhe vitaminë E.

Sanduiç i shijshëm

Merrni një panine. Lyjeni me krem djathi nga të dyja anët dhe vendosni sipër disa feta domatesh.

Tost me kungull

Lyni dy feta buke të bëra në tostë me pure kungulli të konservuar dhe më pas hidhini sipër shurup panje.

Smoothie me fruta

Një natë më parë, hiqni lëkurën dhe priteni bananen në gjysmë. Vendoseni gjysmën e bananes në një qese në ngrirje bashkë me një filxhanë boronica. Në mëngjes, boshatisni qesen në një blender me një filxhan e gjysmë kos dhe shtoni akull derisa të bëhet e njëtrajtshme.

Mëngjes i përzier

Skuqni 2 filxhanë patate dhe qepë të prera në kubikë për 10 minuta. Shtoni proshutë të prerë katrore, panxharë dhe 1/8 lugë piper të zi dhe gatuajini për 2 minuta më shumë. Thyeni 4 vezë brenda, përzijini dhe gatuajini për 6 minuta të tjerë.