INGREDIENTËT
4 misra
6 lugë gjelle gjalpë
1 tufë borzilok i freskët
2 lugë kafe hudhër pluhur
UDHËZIMET
1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
2.Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe vendosni misrat
me një distancë nga njëra-tjetra.
3.I lini në furrë të piqen për 12 minuta në total.
4.Ndërkohë që misrat piqen, ju përgatisni salcën marinuese me të
cilën do t’i shijoni misrat.
5.Në një tas bashkoni gjalpin e shkrirë, borzilokun, hudhrën,
kripën dhe piperin.
6.I përzieni mirë dhe lyeni me të misrat e sapo dalë nga furra. Ju
bëftë mirë!