Lajmi i Fundit: Arrestohet pronari i diskotekës që dyshohet se sulmoi inspektorin në Pejë

 

Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për veprat ’lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pronës’, A.Q. lindur në vitin 1978, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat e cituara më lart.

I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër (identiteti i të cilit është i njohur për policinë dhe është në kërkim për arrestim), më datën 16 nëntor rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor.

Hetuesit policor janë duke punuar lidhur me rastin, për të sqaruar të gjitha rrethanat e sulmit ndaj viktimave zyrtarë të komunës së Pejës, dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, të cilët që nga momenti i kryerjes së veprës ishin ikur nga vendi i incidentit dhe gjendeshin në arrati.

Vlen të ceket që si pasojë e incidentit viktimes së katërt, i janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në lokal ku ka ndodhur rasti.

Të gjitha veprimet hetimore janë duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Mirëpo, pronari i “Arthur’s Club”, Ardian Qelaj, ditë me parë kishte mohuar akuzat që janë bërë ndaj tij se kishte sulmuar drejtorin Murtezaj. Sipas tij, i sulmuari në këtë rast kishte qenë vetë ai duke thënë se ishte kërcënuar nga inspektori tjetër që kishte qenë së bashku me Murtezajn.

Qelaj në një prononcim për Insajderin ka thënë se me Murtezajn ka raporte të mira kurse inspektori tjetër që ishte me të, e kishte kërcënuar atë.

“Leotrimin unë e kam shok të mirë dhe kom raporte të mira me këta por mbrëmë kena qëllu me një lokal të njëjtë dhe dikun nga ora 12:40, jemi përshëndet dhe kemi fol bashkë, dhe një inspektor tjetër që u kanë me të aty më kanë kërcënuar edhe unë jam mundu me largu prej meje, tani dikush tjetër një djalë tjetër i ka sulmu Leotrimin edhe ati tjetrit”, ka thënë Qela për Insajderin.

Pronari i diskotekës mohon se sulmoi drejtorin – më sulmuan mua

“Ia mbyllën diskotekën” – Sulmohet fizikisht drejtori i Inspekcionit në Pejë