Fushë-Kosova miraton favorin e madh për multimilionerët e “Al Trade”

Fushë-Kosova miraton favorin e madh për multimilionerët e “Al Trade”

Multimilionerët Sokol e Bajram Gashani, bashkëpronarët e kompanisë “Al Trade” edhe zyrtarisht kanë përfituar nga vota e asambleistëve të Burim Berishë, kryetarit të Fushë-Kosovës.

Ata me shumicë votash kanë miratuar rekomandimin e çuar nga kryetari Berisha – duke i lejuar kështu “Al Trade” të ndërtojë 2-3 objekte banesore në një zonë që tani për tani nuk lejohen ndërtimet e larta.

Këto objekte kompania do t’i ndërtojë si kompensim nga bonusi që do ta merr prej komunës së Fushë-Kosovës – pasi të njëjtës ka dhënë 15 ari tokë për ndërtimin e një shkolle.

“Propozimit për shpalljen me interes të veçantë për ndërtimin e shkollës te sipërfaqes prej 1500 metra katrorë, të caktuara nga prona e Kompanisë ‘Al Trade’ dhe propozimi që ndërtimi të jetë në atë zonë me etazhitet P+7E, ku kompensimi në ndërtim për hapësirën e shkollës në sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, në dy-tri objekte të Kompanisë ndërtimore ‘Al Trade’, do të jetë 50%”, thuhet në rekomandimin e komunës i cili më pas është votuar nga shumica e asamblistëve të Fushë-Kosovës, shkruan Insajderi.

Gazeta ka raportuar mbrëmë se “Al Trade” në kërkesën që fillimisht e kishte çuar në drejtim të komunës së Fushë-Kosovës, kishte para parë të ndërtoheshin 4 objekte, por sot në rend të ditës rekomandimi ka përfshirë vetëm 2 ose 3 objekte.

Shkrimin e plotë këtu: 

Favori i madh i kryetarit Burim Berisha për multimilionerët e “Al Trade”

insajderi.com