Tri rastet më prekëse gjatë raportimit në Thumanë – ku gazetari nuk i mbajti dot lotët

Tri rastet më prekëse gjatë raportimit në Thumanë – ku gazetari nuk i mbajti dot lotët

Nxjerrja e gjyshes dhe mbesës nga rrënojat, nxjerrja e Saimir Grekut dhe raportimi për të dy të rinjtë të gjetur nën tavolinë – janë tri rastet në të cilat gazetari, Muhamed Veliu nuk i mbajti dot lotët përderisa po raportonte direkt nga Thumana për Top Channel.

“…mbërthejnë me batanije vajzën e ngrin sipër dhe dukeshin vetëm dy këmbë të vogla – kjo ishte ajo çka unë duhej ta raportoja. Ishte e tmerrshme”, rrëfen ai për Insajderin.

“Rasti tjetër ishte i Saimir Grekut, djalit 30 vjeçar i cili u gjetë i gjallë, u shpëtua në ato momente më kanë shkuar lot”, rrëfen ai për Insajderin derisa kujton se në lidhjen direkte me studion ishte shprehur, “Më fund lajm i mirë nga Thumanë”, e kishte shpërthyer në lot.

Moment tjetër i vështirë i vështirë ishte raportimi për dy të rinjtë, të cilët u gjetën nën një tavolinë, ka thënë ai, derisa i shihen sytë e mbushur me lot.

Ndiqni rrëfimin e plotë:

“Kishte lot, njerëz që vajtonin – bëra një raportim jo normal” – rrëfimi i plotë i gazetarit Muhamed Veliu për tërmetin në Thumanë