Nënkryetari i LDK-së: Takimi i radhës kur t’thotë Zoti

Nënkryetari i LDK-së: Takimi i radhës kur t’thotë Zoti

Albin Kurti dhe Isa Mustafa as pas një takimi tre orësh nuk janë marrë vesh për “koalicionin e shpresës”.

Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ishte pjesë e takimit, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Jemi duke bërë përpjeke të definojmë çdo gjë”, ka thënë Veliu për Insajderin.

Veliu është pyetur edhe për atë se cila është pika që tani për tani po i ndan Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Biseda dhe përpjekje. S’kam çka shtojë tjetër”.

Ndërsa ka thënë se takimi i ardhshëm do të ndodh “kur të t’thotë Zoti”./Insajderi.com

Lexo edhe: 

Përfundon takimi Kurti-Mustafa – s’ka marrëveshje as sonte

“U pajtuam që të vazhdojmë takimet” – ku po ngec “koalicioni i shpresës”?