Ky është personi që e kërcënoi Shpend Ahmetin

Ky është personi që e kërcënoi Shpend Ahmetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar përmes emailit nga një person me emrin Shkelzen Nokaj. I njëjti person siç merr vesh Gazeta Insajderi, ka shkuar sot rreth orës 11:45 edhe në objektin e komunës, duke kërkuar takim me Ahmetin.

Burime të gazetës brenda Prokurorisë kanë treguar se Nokaj, ka pasur konflikt verbal edhe me policët e sigurimit në komunë.

Pas përplasjes verbale, personi i dyshuar për kërcënim është larguar nga komuna, shkruan Insajderi.

Kërcënimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar zëdhënësja Ahmeti.

Insajderi ka kontaktuar me Zyrën për Media në Komunën e Prishtinës, por nga kjo zyrë nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin. /Insajderi.com

Kërcënohet në zyrën e tij Shpend Ahmeti