“Presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike”

“Presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike”

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Presidenti e cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike

Ajo ka sqaruar siç ka thënë ajo veprimet që duhet ndërmerren pas konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka thënë se presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike.

“Duke e parë që ka shumë paqartësi e keqinterpretime, po e bëj një sqarim procedural lidhur me veprimet pas konstituimit të Kuvendit. Së pari, afati për formimin e Qeverisë, nuk fillon të rrjedh pas konstituimit të Kuvendit. Afati 15 ditor, fillon të rrjedh vetëm pas caktimit të mandatarit nga Presidenti. Tutje, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 84.14 thuhet se Presidenti cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike …… që përbën shumicën në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Ajo po ashtu duke cituar aktgjykimin e Kushtetueses, ka thënë se kjo e fundit shpjegohet qartazi se nuk është në diskrecion të Presidentit të propozoj apo mandatojë kandidatin për Kryeministër nga partia fituese

“Po ashtu në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.103/2014, në të cilin interpretohet Neni 84 paragrafi 14, saktësisht në pikën 68 të tij, shpjegohet qartazi se nuk është në diskrecion të Presidentit të propozoj apo mandatojë kandidatin për Kryeministër nga partia fituese sepse e vërteta është e kundërta e saj duke precizuar se Presidenti mandaton kandidatin për kryeministër vetëm PAS propozimit të partisë fituese”.

Haxhiu ka publikuar edhe referimet në Kushtetutë tek kompetencat e Presidentit dhe referimet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti, Hashim Thaçi ka dërguar dy ftesa liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta caktuar mandatarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mirëpo që të dyja këto ftesa Kurti i ka refuzuar me arsyen se ka qenë jashtë vendit.

Lexo edhe: 

Kurti e quan Thaçin gjimnazist: Ftesa sot për sot caktohen kur ka luftëra