Albin Kurti dhe Isa Mustafa ende nuk dihet nëse do të takohen sot.
Gazeta Insajderi rreth kësaj çështjeje ka pyetur Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës – të njëjtit nuk kanë thënë nëse do të ketë takim ose jo.
Albin Kurti parmbrëmë vonë e ka bërë lëvizjen e fundit politike duke dorëzuar në LDK ofertën për ndarje të pushtetit – ofertë kjo e cila nuk duket se do të pranohet nga partia e Isa Mustafës.
Kurti dhe Mustafa për herë të fundit janë takuar të enjten e javës së kaluar.
Pritet të shihet gjatë orëve në vazhdim nëse këto dy parti do të lëvizin për komunikimin e ardhshëm ndërmjet tyre./Insajderi.com