Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Engelbert Zefaj, tri javë pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, ka treguar pse kanë votuar pro tij.
“Një gjë mund të konstatohet! Pandershmërisht, “pa marrëveshje paraprake” VV e caktoi kryeparlamentarin dhe i publikoi emrat e ministrave!”, ka shkruar Zefaj në profilin e tij në Facebook.
Kur një qytetar iu drejtua duke ia përmendur që edhe këta e votuan Konjufcën, Zefaj tha që ishin të detyruar, që të mos binin në kurthën e partisë së Albin Kurtit.
“Ishte kurth! E votuan për ta shmangur kurthen! Mos ta kishin votuar deputetët e LDK-së, më vonë kishin thënë se LDK-së nuk i intereson themelimi i institucioneve!”, i thotë Zefaj komentuesit të tij.
Konjufca është zgjedhur më 26 dhejtor kryetar i Kuvendit. Emri i tij u propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, propozim ky që ktheu në “zero” bisedimet Kurti-Mustafa.
Ndryshe ende nuk është konfirmuar nëse sot do të ketë takim ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokrtike të Kosovës.