Konfirmohet: Mustafa e Kurti takohen sot

Konfirmohet: Mustafa e Kurti takohen sot

Isa Mustafa e Albin Kurti pritet që të takohen sot gjatë ditës. Kështu të paktën ka paralajmëruar kreu i LDK-së para mediave, derisa po hynte brenda selisë së partisë, shkruan Insajderi.

Mustafa ka thënë se janë duke bërë përpjekje për arritje të marrëveshjes.

“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa.

Ditë më parë Mustafa i kishte vënë “ultimatum” Albin Kurtit duke thënë se brenda javës do të duhej dihej epilogu i gjithë këtyre bisedimeve. E diela e javës që sapo lamë pas, ka qenë dita finale për Lidhjen Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këto dy parti, tash e sa muaj po tentojnë në mënyra të ndryshme t’i harmonizojnë qëndrimet e ta bëjnë koalicionin për qeverisjen e proklamuar si Qeveria Kurti.

Gjatë ditës pritet të shihet nëse do të ketë ose jo marrëveshje mes këtyre dy partive. Theksojmë se kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit prej 15 ditësh kur duhet të thirret Seanca e për votim të Qeverisë së re./Insajderi.com

 

VV-së i “skadon” afati – LDK nuk merr përgjigje as këtë javë