
Kryeministri Albin Kurti e ka ftuar dje Presidentin Hashim Thaci, që të koordinohen para shkuarjes së tyre në Konferencën e Mynihut për Siguri.
Presidenti është nisur pa diskutuar me Kurtin, e sot ka marrë pjesë në nënshkrimin e letrave mes Kosovës dhe Serbisë – me ndërmjetësim të emisarit të Trumpit, Richard Grenell – për ndërtim të autostradës dhe të hapjes së lidhjes hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.
Ndërkaq, Thaçi sot në Mynih refuzoi të flasë direkt për ftesën e Kurtit, por kërkoi koordinim të pushtetit me pozitën.
“Ne duhet të fokusohemi në bashkëpunim ndërinstitucional. Por të kemi edhe koordinim në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pozita edhe opozita duhet të jenë unike. Presidenti i vendit do të investojë në këtë”, tha Thaçi.
Albin Kurti udhëton për në Gjermani, këtë veprim bën në aeroport