Mbrëmë citoi fjalët e një analisti serb për luftën e UÇK-së për treguar se sa “i fortë” e sa shumë kundërshtar ka kryetari i partisë së saj dhe njëherit kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti. Teksa sot bëri një veprim për treguar se sa e respekton luftën e UÇK-së.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku në fotografinë e kopertinës në Facebook ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në këtë mënyrë ajo ka tentuar t’a shfajësoj veten duke thënë se është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së.
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data. Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, ishte ky citati i një analist serb, i shpërndarë nga nënkryetarja e VV-së në llogarinë e saj në Facebook.
Mulhaxha-Kollçaku, gjatë ditës së sotme ka thënë se është keqinterpretuar sa i përket UÇK-së, pasi thekson se vetëm ka cituar një analistë serb, për të treguar se sa shumë kundërshtarë ka Albin Kurti, shkruan Insajderi.
Ajo ka shkruar në Facebook se një citat i postuar nga mediat serbe se ardhja e Albin Kurtit paraqet rrezik për Serbinë dhe me gjerë nuk ishin fjalë saja por vetëm citim se sa shumë ka kundërshtarë të tij.
“Asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim. Për të gjykuar këtë postim e kam cekur në fund: Në fakt të “kërcënuar” mund të ndihen vetëm ata që flasin dhe sundojnë me veprimet dhe GJUHËN E URREJTJES. Çdo interpretim tjetër është i qëllimshëm dhe dashakeq, sepse opinionet e mia dihen botërisht, e sidomos për luftën e shenjtë të UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar”, ka shkruar ajo.
Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar edhe nga OVL-UÇK-së.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka ftuar të gjithë ata, duke përfshirë edhe deputeten Kollçaku, që të bëhen dëshmitar në procese gjyqësore ndaj luftëtarëve të UÇK-së në qoftë se kanë fakte se UÇK-ja ka kryer krime.
Në anën tjetër edhe presidenti Hashim Thaçi reagoi ndaj deklaratës së deputetes duke thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.
Ai tha se “Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.
Madje Thaçi ka pyetur Kollçakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?./Insajderi.com