Presidenca nuk merr përgjegjësinë për lajmin e rrem për njohje: MPJ të vërteton a ka njohje a jo

Presidenca nuk merr përgjegjësinë për lajmin e rrem për njohje: MPJ të vërteton a ka njohje a jo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë përmes Twitterit shpërndau lajmin e rrem se shteti i Xhamajkës e njohu Pavarësinë e Kosovës.

Njohjen e paralajmëroi pas pasur asnjë notë verbale nga ky shtet. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga zyra e Presidencës, shkruan Insajderi.

Në një prononcim për Insajderin, nga zyra e presidentit, kanë tha se nuk kanë parë notë verbale dhe se i mbete MPJ-së ta vërtetojë nëse ka ndodhur njohja saktë ose jo.

“Unë nuk kom pa notën verbale edhe i takon Ministrisë së Punëve të Jashtme që me kontaktu Ministrinë e punëve të Jashtme të Xhamajkës dhe me vërtetu së pari a ka ndodhur njohja saktë apo jo dhe se dyti a ka arritur nota verbale”, thuhet në përgjigjet e tyre për Insajderin.

Madje nga zyra e Presidentit nuk mbajnë përgjegjësi për skandalin me njohjen e Xhamajkës.

“Nuk janë çështje me te cilat unë merrna, nuk më intereson kjo çështjen prandaj nuk du mu përfshi në një çështje që nuk më takon mua”, ka thënë më tej.

Se shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith. Ajo reagoi mëngjesin e sotëm në Tëitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo duke iu përgjigjur presidentit Hashim Thaçi./Insajderi.com

Si e gënjeu një popull Hashim Thaçi për njohjen nga Xhamajka

Shiko edhe: