Cilat janë lidhjet e Rashit Qalajt me njerëzit e SHIK-ut dhe çfarë favore ai kreu për ta?

Cilat janë lidhjet e Rashit Qalajt me njerëzit e SHIK-ut dhe çfarë favore ai kreu për ta?

Dikur Policia e Kosovës vlerësohej si institucioni më i besueshëm, por Insajderi ka zbuluar se ky institucion sot udhëhiqet nga një grup njerëzisht që kanë afërsi miqësore me deputetin e PDK-së dhe numrin 2 të ShIK-ut, Elmi Reçicën.

Gazeta Insajderi ka siguruar disa fotografi, të cilat zbulojnë afërsinë e Qalajt me politikanin e fuqishëm të PDK-së, Elmi Reçicën dhe vartësit e tij në ShIK.

Në një ndejë qejfi, rreth një tryeze me mish e birra, Rashit Qalaj po u bënte atmosferë, mysafirëve specialë, Elmi Reçicës që është i ulur në anën e tij të djathë dhe Fatmir Karalitin në anën e tij të majtë.

Karaliti është avancuar nga Rashit Qalaj, nga të qenit zyrtar i Policisë në Ferizaj, bastionin e Elmi Reçicës, në zyrtar të lartë në nivel republikan.

Karaliti ka pasur shumë arsye për të festuar. Ai falë Qalajt është emëruar shef i sektorit të hetimeve financiare në nivel nacional.

Në fotografinë e dytë që ka siguruar gazeta, dëshmohet se drejtori i policisë Rashit Qalaj dhe Elmi Reçica kanë realizuar edhe udhëtime të përbashkëta./ Insajderi.com

“Djelmoshat” e Elmi Reçicës që kontrollojnë Policinë e Kosovës