Pasi bëri një postim me fotografinë ku e preu kryeministrin Albin Kurti, teksa ai u duke krahë tij, kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ka publikuar një tjetër fotografi ku sërish Kurti duket aty, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë fotografi, Kurti është i ulur pikërisht në krahun e saj të majtë, dhe assesi këtë ajo nuk ka mundur ta prejë.
Këtë e bëri në shkrimin e saj teksa e ka nënshkruar marrëveshjen për projektet infrastrukturore që e lidhin rajonin.
Ajo në këtë postim ka shkruar se kjo është një gjë për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, më herët e ka prerë një fotografi ku në krahë të saj është kryeministri Kurti, në Samitin e Londrës.
Kjo është hera e parë që kryeministri Kurti dhe kryeministrja serbe Brnabiq, janë përballë njëri-tjetrit në Londër në samitin për investime në Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)./ Insajderi.com
Хвала @EBRD и @ebrdsuma на подршци и помоћи на многим инфраструктурним пројектима за боље повезивање региона и олакшавање свакодневног живота наших грађана.#EBRDwb pic.twitter.com/9lED8lB3gc
— Aна Брнабић (@SerbianPM) February 24, 2020