Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë shtrirë tre persona të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi i ri Covid-19.
Një 28 vjeçar me origjinë nga Kina, një femër 27-vjeçare dhe një burrë 39-vjeçar u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas mjekëve, pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive.
Kështu kanë deklaruar nga zyra për media e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës. Ata kanë thënë se tashmë tre persona janë në monitorim dhe të njëjtëve u janë marrë mostrat për analiza.
“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së./Insajderi.com