“FSK nuk hynë në Veri të Kosovës” – Kjo është marrëveshja sekrete e Hashim Thaçit me ish-sekretarin e NATO-s

“FSK nuk hynë në Veri të Kosovës” – Kjo është marrëveshja sekrete e Hashim Thaçit me ish-sekretarin e NATO-s

Pas publikimit të letrës që kryeministri Albin Kurti i ka dërguar kryeparlamentares Vjosa Osmanit, duke treguar për marrëveshjen e fshehtë që në vitin 2013-të ka bërë presidenti Hashim Thaçi, tashmë është publikuar edhe letra sekretet e që ish-kryeministri Thaçi asokohe kishte këmbyer me ish-sekretarin e NATO-s Anders Fogh Rasmussen, shkruan Gazeta Insajderi.

Në këtë letër, presidenti Thaçi që në 2013-në ishte kryeministër i Kosovës, ishte zotuar që FSK-ja nuk do të hyjë në veri të shtetit, deri në një afat të pacaktuar.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim KFOR-in. Kjo është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitetin më të madh. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu e ka të qartë, që KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi”, thuhet në letrën që Thaçi i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, e cila po ashtu rrezikon edhe shkarkimin e tij, pasi që, Thaçi ka shkelur Kushtetutën.

Ish-sekretari i NATO-s e ka pranuar zotimin e ish-kryeministrit dhe e ka falënderuar Thaçin pasi i dha garancinë që të FSK-ja të mos hyjë në veri.

“Faleminderit për letrën tuaj të datës 19 prill 2013. Unë e pranoj garancinë që ju po e ofroni që Forcat e Sigurisë së Kosovës do të ndërmarrin misione në Veri të Kosovës vetëm me pajtim paraprak nga misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR-it)”, thuhet në përgjigjen e ish-sekretarit Rasmussen.

Gazeta Insajderi ka siguruar një letër që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit. Në të tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013. Atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFOR-it të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar – kështu Presidenti rrezikon shkarkimin./ Insajderi.com

Ekskluzive: Albin Kurti zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit – rrezikon shkarkimin

Thaçi shkeli Kushtetutën, qeveria pritet ta dërgojë në Kushtetuese