Këshilla si të flini më mirë kur ndiheni të kërcënuar nga koronavirusi

Këshilla si të flini më mirë kur ndiheni të kërcënuar nga koronavirusi

Gjumi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për një shëndet të mirë.

Ne supozohet të flemë 7 deri në 10 orë gjumë çdo natë, në varësi të moshës, por zakonisht kjo nuk zbatohet tek të gjithë, për arsye të ndryshme, transmeton lajmi.net.

“Problemet e gjumit përbëjnë një epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës për 45% të popullsisë së botës,”- sipas World Sleep Society, një organizatë jofitimprurëse e profesionistëve të gjumit.

Ka shumë gjëra që mund të na vijnë në kokë, por pagjumësia nuk është zgjidhje. Gjumi i pakët çon në shtimin e peshës, mosfunksionim e sistemt imunitar, presion të lartë të gjakut, sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, ankth dhe çrregullime të tjera.

Këto janë këshillat që ofron Shoqata Botërore e Gjumit, për të bërë një gjumë produktiv:

Përcaktoni një orar të rregullt kur flini dhe kur zgjoheni
Bëni kujdes me gjumin pas drekës
Mos konsumoni cigare ose alkool
Shmangni ngrënien e ushqimeve të caktuara
Stërvituni rregulisht, por jo para gjumit.