Zhduket 42-vjeçari nga Presheva, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 42-vjeçari nga Presheva, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Familjarët kanë humbur kontaktet me Besnik Osmanin nga mesdita e datës 24 të këtij muaji.

42-vjeçari ishte nisur me makinë prej Prishtinës për në Preshevë derisa nuk mundi të kalonte kufirin në Muçibabë.

Makina e tij ishte gjetur nga banorët në një rrugë dytësore të këtij fshati por gjurmët e tij kanë humbur.

Dyshohet se ai ka tentuar të kalojë kufirin në këmbë.

“Luten të gjithë ata që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij të njoftojnë në këta numra të telefonit: Në Preshevë: 00381 63 7759 499 dhe në Kosovë 00383 49 245 444”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme për këtë rast ka raportuar edhe Gazeta Insajderi.

Një burim për Insajderin ka thënë  se ai nuk është duke figuruar në karantinat ku serbët mbajnë personat ku zihen personat që kalojnë ilegalisht kufirin.

“Shtabi i situatave të Jashtëzakonshme në Preshevë kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbi të dhëna për të zhdukurin mirëpo, sipas të dhëna të ministrisë të Serbisë, ai nuk ka hyrë në Serbi”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Kërkohet: Besnik Osmani

Ditelindja: 12.05.1978

Vendbanimi: Preshevë

Kontakti i fundit: Pika kufitare Mucibabe, Kosove-Serbi ora 17:00

Personi është nisur me veturë prej Prishtine në drejtim të Preshevës me datë 24.03.2020 rreth ora 12:00. Ai ka tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë pa sukses rreth ores 17:00. Pas shumë kerkimesh, vetura e tij eshte gjetur nga banoret e fshatit Muçibabë në rrugë dytesore të fshatit. Dyshohet se ai ka vazhduar në drejtim të Preshevës në këmbë ku edhe jane humbur gjurmet e tij.

Luten të gjithe personat të cilet mund të kene takuar ose kane njohuri per vendndodhjen e tij te na informoni ne:

Presheve: 00381 63 7759 499

Kosove : 00383 49 245 444./Insajderi.com

Zhduket një qytetar nga Presheva – këto janë detajet e fundit