Kurti takon drejtuesin e portalit pro qeveritar Kallxo.com, zbulon se kanë edhe një projekt të përbashkët

Kurti takon drejtuesin e portalit pro qeveritar Kallxo.com, zbulon se kanë edhe një projekt të përbashkët

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka takuar sot Faik Ispahiun, drejtuesin e Kallxo.com, portal ky që mbështet politikat qeveritare.

Takimi ka ndodh sot pasdite kur Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë.

Ispahiu është kryeproducent i projektit E-mësimit i cili tash e sa kohë për shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës, shkruan Insajderi.

Ndryshe, Kurti ka deklaruar se si Qeveri janë shumë të kënaqur me punën që po bëhet, derisa ka njoftuar se nga java e ardhshme mësimi online fillon nga tetë orë në ditë.

“Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht”.

“Nga java e ardhshme mësimi do të fillojë 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake”.

Lexo edhe: 

Olluri: Qeveria Kurti po i favorizon dostat e Haki Abazit

insajderi.com