Drejtori i Policisë me apel për bizneset kosovare

Drejtori i Policisë me apel për bizneset kosovare

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka pasur një apel ndaj pronarëve të bizneseve në vend, në kohën pandemisë koronavirus. 

Qalaj, ka kërkuar nga pronarët e kompanive të ndryshme që ti lirojnë punëtorët në orën 16:00, një orë para se të fillojë ora policore.

“Më lejoni që të bëjë një apel tek bizneset tona, kosovare meqenëse ora zyrtare e kufizimit është nga ora 17:00, të lejojnë punëtorët të mbyllin lokalet një orë më herët në mënyrë që punëtorët që punojnë nëpër ato biznese të arrijnë në shtëpi në orën 17:00 e jo të lirohen në orën 17:00, e pastaj të arrijnë në shtëpi në ora 18:00 apo më shumë”, ka thënë drejtori i Policisë, përcjell Insajderi.

Në këtë mënyrë të na ndihmojnë që të kemi sa më pak pengesa në rrugë, ka thënë Qalaj në konferencën e përbashkët me ministrin Vitia e drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani./Insajderi.com

Qalaj: Policia po vepron në koordinim me institucionet qendrore e lokale në tërë vendin

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, mbajnë konferencë për media

Të rejat për #Coronavirus: Flasin Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe drejtori i IKSHPM-së, Naser Ramadani

Gepostet von Insajderi am Samstag, 4. April 2020