Bordi i P" />

Bordi i emëruar nga Qeveria Kurti, shkarkon militantin e PDK-së nga KRU “Prishtina”

Bordi i emëruar nga Qeveria Kurti, shkarkon militantin e PDK-së nga KRU “Prishtina”

Bordi i Përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, i emëruar nga Qeveria e Kosovës javën e kaluar, ka shkarkuar nga detyra tre zyrtarë të ndërmarrjes, përfshirë anëtarin e PDK-së, Sokol Durakun.

Duraku mbante pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar në Ujësjellësin “Prishtina”.

Përveç Durakut, Bordi i Përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka shkarkuar nga pozita edhe ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Kapllan Parduzi dhe Zv/kryeshefin Ekzekutiv, Kujtim Xhelili.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, Sokol Duraku, i cili ka thënë se vendimi është puro politik.

“Po. Jam njoftuar sot [për shkarkimin]. Është vendim puro politik”, ka thënë ai. “Është shkelje e të gjitha ligjeve rregulloreve dhe procedurave”.

Insajderi kishte raportuar para katër vitesh se Sokol Duraku, që figuron si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Këshilltar komunal i kësaj partie në komunën e Fushë Kosovës, ishte zgjedhur drejtor kryesor Financiar në Ujësjellësin Rajonal Prishtina.

Sipas vendimit të Bordit, Duraku kishte nisur zyrtarisht punën si drejtor Financiar me 8 shtator të vitit 2016. Ai në këtë pozitë kishte qenë edhe ushtrues detyre që nga muaji mars i atij viti. /Insajderi.com

Anëtari i PDK-së zgjedhet Drejtor Financiar në ujësjellësin Prishtina