Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, e ka marrë edhe një herë mundin t’i shkruajë Albin Kurtit, kryeministrit të shkarkuar.
Në letrën e tretë presidenti e ripërsërit kërkesën, kërkon nga kryeministri emrin e mandatarit.
Veçse në kërkesën e tretë, i pari i vendit, është treguar i prerë.
“Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin/en për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës”, shkruan Thaçi, transmeton Insajderi.
Thaçi për krejt këtë proces i ka njoftuar edhe ambasadorët e Kuintit.
“Me ambasadorët diskutova për zhvillimet politike dhe për kërkesat që ia kam drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekt politik fitues në zgjedhjet e vitit të kaluar, për ta propozuar kandidatin e ri për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti”, ka shkruar Thaçi pas takimit që ka pasur sot me ambasadorët e Kuintit, transmeton Insajderi.
Po të prerë në qëndrimin e tyre janë treguar edhe Lëvizja Vetëvendosje – kërkojnë zgjedhje.
Pikërisht për këtë arsye, të njëjtit nuk janë duke e dërguar emrin e mandatarit të Presidenti.
Arbërie Nagavci i ka thënë sot Insajderit se presidentiti do t’i për gjigjen tek pas përfundimit të pandemisë në vend.
Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo që deri para pak ditësh ishte në kolicion me Vetëvendosjen, ka nisur përgatitjet për krijimin e qeverisë, nëse një të tillë dështon ta bëj kryeministri i shkarkuar Albin Kurti.
Partia e Ramush Haradinaj është shprehur e gatshme për bashkëpnim me partinë e Isa Mustafës, ndërsa Nisma e Famir Limajt ende nuk ka një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështjeje./Insajderi.com