Ministri Bislimi tregon sa para u grumbulluan deri më tani nga diaspora në fondin për Covid-19

Ministri Bislimi tregon sa para u grumbulluan deri më tani nga diaspora në fondin për Covid-19

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka treguar se sa parë janë mbledhur nga donacionet e mërgimtareve për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Kosovë.

Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se deri më tani në llogarinë e Qeverisë janë derdhur 391.886 euro, shkruan Insajderi.

Ministri ka treguar saktë se sa parë janë dhënë nga Zvicra, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Austria, Anglia e Belgjika. Në shkrimin e tij ka potencuar se para janë dhënë edhe nga qytetarët që jetojnë në Kosovë rreth 22 mijë euro.

Shkrimi i plotë i Bislimit:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 391.886 Euro. Donacione nga Zvicra janë 206.000 euro; nga Gjermania 92.000; nga Kosova 22.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika.
Shumë faleminderit secilit prej jush.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë.

Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.

Sipas tij, të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar./Insajderi.com

Lexo edhe:

Ministri Bislimi tregon sa para u grumbulluan nga diaspora në fondin për Covid-19

Kaq është mbushur fondi i qeverisë Kurti – i ndihmuar nga diaspora