Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi.
Njazi Thaçi erdhi në krye të KEK-ut në vitin 2018.
Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.
Dje gjatë ditës, qeveria në detyrë emëroi një bord të ri në KEK me katër anëtar.
Lexo edhe:
Qeveria në detyrë shkarkon Bordin e KEK-ut, emërohet Bordi i ri