Nëse me të vërtetë dëshironi të acaroni dikë gjatë një sherri, thjesht thojini atyre ‘qetësohu’. Ngjashëm me sjelljet e bezdisshme gjatë argumentit, si rrokullisja e syve, rënkimi dhe ose injorimi, fjalë të caktuara mund të kthejnë menjëherë një debat produktiv në një ‘festival bërtimash’.
Më poshtë, terapistët zbulojnë disa që nuk duhet t’i thoni kurrë gjatë një debati me një partner, mik, anëtar të familjes ose ndonjë person tjetër për atë çështje, njofton Insajderi.
“Ti kurrë …” ose “Ti gjithmonë …”
“Këto fraza ‘gjithcka ose asgjë’ janë zakonisht ekzagjerime tipike dhe përdoren për të ilustruar një pikë ose nxitur një përgjigje emocionale. Sidoqoftë, këto deklarata janë shpesh të pasakta (p.sh., “Ti kurrë nuk më dëgjoni mua!”) që shtyjnë partnerin tuaj të bëhet defensiv. Si rezultat, ata do të humbasin mesazhin e vërtetë të asaj që po përpiqeni të thoni dhe përkundrazi debati do jetë në rrugë për askund.
“Ju bërë si nëna juaj…”
“…ose vëllai, shoku më i çmendur, ose xhaxhai i dehur, etj”. Ky veprim hedh poshtë çfarëdo çështje që është në tryezë dhe shkon direkt për vrasje të karakterit. Strategjia këtu: Nëse po e humbni argumentin, vritni kundërshtarin tuaj. Po, ju edhe mund të jeni bërë si nëna juaj, por kjo nuk është cështja.
“Flasim kur të jesh qetësuar !”
Kjo zor se është një deklaratë e arsyeshme. Ka për qëllim të shkaktojë lëndime emocionale sesa të kërkosh për një ‘timeout’. Kur debatet nxehen, një ide e mirë për të lënë kortizolin dhe adrenalinën të bien në nivel normal (për rreth 20 minuta), është një ide shumë e mirë.
Identifikoni shkakun kimik: “Ne jemi të acaruar – Unë e di që jam. Ka fajin ai kortizoli i mallkuar dhe adrenalina! Le të bëjmë 20 minuta pushim në mënyrë që të mund të flasim me respekt ashtu siç dujet dhe meritojmë”, do ishte një mënyrë e mirë që mblidhni veten.
“Pse po mbireagon?”
Kjo frazë nënkupton që personi i mërzitur nuk ka asnjë arsye për mërzitjen e tyre. Në shumicën e rasteve, kjo vetëm do të hedhë benzinë në zjarr, pasi kur të mërzitemi, ajo që duam është të dëgjohemi dhe të kuptohmit, jo të na thuhet se jemi mbireagues. Një veprim më i mirë është të pyesni, “Pse jeni kaq i mërzitur nga kjo?”
Burimi: Cosmopolitan