
Nëse ndonjëherë rastësisht e keni pyetur veten se në cilin vend europian ka më së shumti vetura për kokë banori, agjencia europiane e statistikave EuroStat ka një përgjigje.
Luksemburgu është vendi me më së shumti vetura për koka banori në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, raporton EuroStat, transmeton Insajderi.
Njëri ndër shtetet më të pasura të BE-së ka regjistruar shkallën më të lartë të motorizmit në BE për vitin 2018-të, me 676 makina pasagjerësh për 1000 banorë.
Luksemburgu sa u përket numrit të veturave për kokë banori, pasohet nga Italia me 646, Qipro e Finlanda me nga 676 vetura.
Për vitin vitin 2018-të, numri më i madh i makinave të pasagjerëve të regjistruar është në Gjermani – 47 milionë, pasuar nga Italia, 39 milionë dhe Franca – 32 milionë. /Insajderi.com