Një 21-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila nuk e kishte idenë që ishte shtatzënë, ka zbuluar se lindi vetëm katër orë pasi shkoi në spital. Dasiy Young, ende studente, ka rrëfyer se nuk kishte asnjë simptomë të shtatzënisë dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar në një restorant, për të mbuluar shpenzimet e shkollës, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Maggy e kishte kaluar ditën në kopsht kur mori një mesazh nga vajza e saj Daisy duke thënë se ishte në spital.
“Mendimi im i parë ishte se ajo kishte qenë në një aksident automobilistik”, tha Maggy, e cila kishte parë për herë të fundit vajzën e saj pak para mbylljes së coronavirus-it.
“Unë e thirra dhe ajo thjesht tha ‘linda një bebe”, tha Maggy duke shtuar më pas, “Iu drejtova burrit tim Graham dhe i thashë ‘Çkemi gjysh’.
21-vjeçarja thotë se një ditë para lindjes kishte përjetuar dhimbje të mëdha në zonën e barkut dhe shkoi në spital për të mësuar se çfarë kishte. Pasi kreu analizat e nevojshme, mësoi se ishte në javën e 37 të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të lindte. Dasiy thotë se ka mbetur e befasuar kur mësoi për këtë gjë, por ajo që e trishtoi më tepër, ishte fakti që nuk kishte pranë asnjë familjar.
“Unë kisha dhimbje në zonën e barkut dhe nuk kisha përjetuar asnjë simptomë të shtatzënisë. Shkova në spital për një kontroll, por u befasova kur më thanë se vetëm pak orë më pas do të sjell në jetë një fëmijë. U trishtova sepse nuk kisha asnjë pranë meje as mamin, babin apo vëllain. Megjithatë mamitë ishin shumë të mira dhe më kanë ndihmuar shumë”, u shpreh 21-vjeçarja.
Ndërkohë raportohet se Dasiy ka sjellë në jetë një djalë dhe vogëlushi gëzon shëndet të plotë./Insajderi.com