Pse kjo fotografi po shkakton probleme dhe prishje në telefonat Android?

Pse kjo fotografi po shkakton probleme dhe prishje në telefonat Android?

Me dhjetëra përdorues të telefonave që përdorin softuerin Android, kanë raportuar në rrjete sociale se një fotografi e një liqeni, me perëndimin e diellit në sfond të shoqëruar me re aty këtu, po ua pengon funksionimin normal të telefonave, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Fotografia “famëkeqe”, po del të shkaktojë probleme në telefonat Android, kur pronarët e tyre e vendosin si fotografinë kryesore të telefonit – apo si “Wallpaper”.

image that confuses phones

Disa brende telefonash janë prekur nga ky problem, si Samsung dhe Google Pixel.

Problemi që shkakton fotografia, është se vazhdimisht e ndalë dhe e ndezë ekranin. Madje në disa raste, shfaqet edhe opsioni “factory reset” apo “rikthim në gjendje fillestare”, gjë që po bën që përdoruesit t’i humbin të gjitha të dhënat e tyre.

Për problemin kanë shkruar në Twitter me dhjetëra njerëz, duke e konfirmuar se u ka ndodhur e njëjta gjë.

Twitter post by @UniverseIce: WARNING!!!Never set this picture as wallpaper, especially for Samsung mobile phone users!It will cause your phone to crash!Don't try it!If someone sends you this picture, please ignore it.

Ne NUK ju rekomandojnë që ta provoni në telefonin tuaj!

Sipas një analize të pavarur nga BBC, ngjyrat në imazh janë ato që po tronditin sistemin operativ të telefonave.

Ken Munro dhe Dave Lodge, dy studiues në firmën e sigurimit kibernetik Pen Test Partners, i thanë BBC-së problemet ka të ngjarë të kenë lidhje me konceptin e “hapësirës së ngjyrave”, ose modeleve matematikore që përshkruajnë gamën e ngjyrave në një imazh. Skema më e njohur është RGB, e cila ka të kuqen, jeshilen dhe blun, sepse çdo imazh është një kombinim i atyre tre ngjyrave. Numrat e lidhur me ato tre ngjyra ndihmojnë smartphone-in tuaj të shfaqë ngjyrën rozë, për shembull.

“Ka mënyra të ndryshme për të përcaktuar hapësirën e ngjyrave”, thanë studiuesit. “Disa hapësira kanë përdorime të specializuara në hartimin grafik, kështu që ndonjëherë do të shihni imazhe që nuk janë në formatin e zakonshëm “Standard RGB “. Është gjithashtu e mundur që të krijoni me dashje imazhe që kanë më shumë informacione për ngjyrat sesa një pajisje mund të përballojë”.

Shpjegimi më i mundshëm? Softueri Android nuk është në gjendje të procesojë këto skema më të ndryshme ngjyrash, gjë që i bën telefonat të kenë probleme. “Zhvilluesit e softuerit ndoshta nuk e kishin konsideruar se kjo mund të ndodhte”, thanë studiuesit. /Insajderi.com