Të gjithë i duam çamçakëzët, po a e dini çka përmbajnë?

Të gjithë i duam çamçakëzët, po a e dini çka përmbajnë?

Çamçakëzit janë të dashur në të gjithë botën, por a e keni menduar ndonjëherë se çka përmbajnë? Cilët janë përbërësit që e bëjnë çamçakëzin kaq të parezistueshëm?

Kultura majane është nëna e çamçakëzit,meqë ishin të parët që eksploruan karakteristikat e pemës ‘sapodilla’, e njohur edhe si pema ‘chicle’, pemë kjo shumë e zakontë në zonën Great Peten, që rritet në pyjet tropikale në gadishullin Yucatan, Belize, në veri të Guatamales, shkruan El Universal, transmeton Insajderi.

chicle2.jpg

Ekspertët thonë që majanët kishin dhëmbë tejet të pastër, sepse përtypnin çamçakëz.

chicle4.jpg

Në kohërat e sotme çamçakëzi përmban plastikë (baza gumë e tij), rrëshirë sintetike dhe natyrale, sheqer, zbutës, ngjyrë dhe shijues natyral dhe artificialë. Por mund të përmbajë edhe karbonat kalciumi ose silikate magneziumi. Zakonisht është produkt i patretshëm nga organizmi dhe uji.

Shijet e para të çamçakëzit ishin pepermint dhe mentol, që vinin nga ekstrakti i pemës për një shije të freskët në gojë. Çamçakëzi ishte një sukses i madh dhe shumë njerëz e konsumonin. Si rrjedhojë shumë kompani të huaja eksploruan xhunglat meksikane për të prodhuar çamçakëz.

Në ditët e sotme, ju gjeni çamçakëz me shije nga më të ndryshmet në të gjithë botës, mirëpo ende preferohet çamçakëzi origjinal. /Insajderi.com