
Kompleksi Elektra është një term psikoanalitik që përdoret për të përshkruar ndjenjën e konkurrencës të një vajze me nënën e saj për dashurinë e babait të saj. Është e krahasueshme me kompleksin mashkullor të Edipit.
Por, le të zbulojmë më në detaje se çfarë bëhet fjalë për kompleksin e Elektrës: çfarë është dhe si manifestohet!
Atashimi tek njëri prej dy prindërve, për një fëmijë, është diçka fiziologjike. Por, kompleksi i Elektrës zhvillohet kur një vajzë ndjen një afeksion ndryshe për babanë e saj. Por kjo nuk është e gjitha sepse kjo e vë atë në konkurrencë të njëjtë me nënën për dashurinë e prindit. Megjithatë, është një fazë kaluese, edhe nëse nuk duhet të merret lehtë, përkundrazi. Shumë shpesh, një grua që nuk e ka kapërcyer plotësisht këtë kompleks mund të ketë probleme në marrëdhëniet e saj në të ardhmen. Koncepti i idealizimit të figurës së babait, mund të rezultojë në kërkimin e vazhdueshëm të atij princit të kaltër që nuk arrin të përmbushë pritshmëritë, gjithmonë.
Fazat e kompleksit të Elektrës duhet të shpjegohen si emri i kësaj patologjie dhe kjo vjen për shkak të Sigmund Frojd, i cili ishte frymëzuar nga miti i Elektrës. Për ata që nuk e mbajnë mend, Elektra vendosi të vriste nënën e saj, Klimenestrën, për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së babait të saj Agamemnonit. Ekziston një fazë e parë, e cila zhvillohet rreth moshës tre vjeç, në të cilën vajza kërkon gjithnjë e më shumë vëmendjen e babait të saj. Më pas, rreth moshës pesë vjeç, vajzat pasi të kenë kuptuar pamundësinë e dashurisë për babanë dhe forcojnë vetëdijen për të mos parë më nënën si rivale, fillojnë të përvetësojnë realisht ndjenjën prind-fëmijë!
Frojdi besonte se ishte pikërisht ky proces që i shtyn fëmijët të pranojnë rolet e tyre gjinore, të zhvillojnë një kuptim të seksualitetit të tyre dhe madje të formojnë një ndjenjë morali. /Insajderi.com
Përshtatur nga VeryËell Mind