Nëse acaroheni nga disa tinguj mund të keni këtë çrregullim

Nëse acaroheni nga disa tinguj mund të keni këtë çrregullim

Ju pengon kur dikush kërcet gishtat në tavolinë, apo akrepat shumë të ‘zëshëm’ të orës së murit? Apo kur dikush përtypë ushqimin? Një gjë e tillë jo vetëm se ju pengon, por edhe ju acaron tej mase.

Në fakt, ka një emër për këtë dhe quhet “mizofonia”, njofton Insajderi.

Misofonia është një çrregullim në të cilën tinguj të caktuar shkaktojnë përgjigje emocionale ose fiziologjike që disa mund ta perceptojnë si të paarsyeshme duke marrë parasysh rrethanën. Ata që kanë mizofoni mund ta përshkruajnë atë kur një tingull “ju bën të çmendeni”. Reagimet e tyre mund të variojnë nga zemërimi dhe bezdia deri te paniku dhe nevoja për të ikur. Çrregullimi quhet nganjëherë sindromi selektiv i ndjeshmërisë së zërit, shkruan WebDM, transmeton Insajderi.

Individët me misofoni shpesh raportojnë se ato shkaktohen nga tingujt me gojë – zhurma që dikush bën kur hanë, merrë frymë apo përtypë. Ndonjëherë shkaku është një lëvizje e vogël përsëritëse – kur dikush pa vetëdijë lëkund këmbën pa ndalë, dhe ju duket se po tund tokën ku qëndroni.

Mosha e fillimit të kësaj gjendje të përjetshme nuk dihet, por disa njerëz raportojnë simptoma midis moshës 9 dhe 13 vjeçare. Misofonia është më e zakonshme tek vajzat dhe shfaqet shpejt, megjithëse nuk duket se ka të bëjë me ndonjë ngjarje të vetme. /Insajderi.com