Cilat vende karakterizohen me rrezikshmërinë më të lartë për COVID-19?

Cilat vende karakterizohen me rrezikshmërinë më të lartë për COVID-19?

Prej disa javësh shumë vende të botës i kanë hequr tashmë masat kufizuese, dyqanet kanë filluar të rihapen dhe qytetarët kryejnë lirisht rutinën e tyre të përditshme. Megjithatë me heqjen e kufizimeve është ulur ndjeshëm edhe sensibilizimi i qytetarëve për të zbatuar masat anti-covid. Disa nga aktivitetet e përditshme që bëjmë gjatë ditës përbëjnë rrezik më të lartë të përhapjes së coronavirus-it, njofton Insajderi.

Shoqata mjekësore Texas Medical Association ka publikuar një listë të aktiviteteve, ku për nga rreziku më i lartë i përhapjes së Covid-19 kryesojnë pikërisht kafenetë, duke u ndjekur më pas nga stadiumet, koncertet, teatri, si dhe palestrat.

Rrezik i ulët

  • Të hapësh kutinë postare
  • Të porosisësh ushqim në restorant,
  • Të luash tenis,

Rrezik mesatarisht i ulët

  • Të bësh pazar në supermarket,
  • Shëtitje në këmbë vetëm ose me të tjerët, ose shëtitje me biçikletë,
  • Qëndrimi në hotel për dy netë,
  • Qëndrimi në hollin e pritjes së një klinike,
  • Të shkosh në librari ose muze,
  • Të hash në ambientin e jashtëm të një restoranti,
  • Të ecësh në një zonë me shumë persona.

Rrezik mesatarisht i lartë

  • Parukeritë dhe berberhanet,
  • Të hash brenda në restorant,
  • Të marrësh pjesë në dasma apo ceremoni mortore,
  • Të udhëtosh me avion,
  • Të luash basketboll,
  • Të luash futboll,
  • Të përqafosh ose të shtrëngosh duart me një mik.

Rrezik i lartë

  • Palestrat
  • Të shikosh film në kinema,
  • Të marrësh pjesë në një koncert muzike,
  • Të shkosh në stadiume,
  • Të marrësh pjesë në aktivitete fetare me më shumë se 500 persona,
  • Të shkosh në kafe.