Prindër, duhet të jeni në dijeni për rreziqet në TikTok

Prindër, duhet të jeni në dijeni për rreziqet në TikTok

Të gjithë flasin për aplikacionin TikTok. Përveç kësaj fëmijë e adoleshentë po postojnë video duke kënduar e vallëzuar, në TikTok.

Ndërkohë, prindërit janë të shqetësuar me një gjë: A është i sigurt TikTok?

TikTok aplikacioni më i fundit dhe më i madhi që është bërë kanali kryesor që fëmijët të zbulojnë mënyra të reja dhe krijuese për të shprehur veten. Ata mund të ndjekin interesat e tyre, të argëtohen dhe të shpërblehen me shikueshmëri e pëlqime. Tik Tok ka mjete të integruara të redaktimit, muzikë falas, dhe klipe dialogu, dhe filtra që e bëjnë krijimin e videos lehtë për çdo nivel aftësie.

Aplikacionet në vetvete nuk janë të rrezikshëm. Përkundrazi, është mënyra se si individët përdorin një aplikacion që vë veten ose të tjerët në rrezik. Kjo është arsyeja pse të kuptuarit se si fëmijët tuaj përfshihet në TikTok dhe si ta bëjnë përvojën sa më të sigurt, sa është e mundur, është e rëndësishme. Këtu janë disa nga rreziqet që mund të hasë fëmija juaj në TikTok:

Kontaktimi nga të huajt. Sipas njoftimeve të lajmeve, grabitqarët përdorin TikTok për t’u lidhur me fëmijët. Kushdo që ndjek një përdorues të TikTok mund t’i iniciojë në mënyrë private një bisedë dhe të fillojë biseda private jashtë aplikacionit.

Ekspozimi ndaj përmbajtjes dhe teksteve të papërshtatshme. Aplikacionet tërheqin përdorues të të gjitha moshave, që do të thotë nëse fëmija juaj ka një llogari TikTok, ai ose ajo ka qasje në burimin publik të videos. Me 1 miliardë përdorues, fëmija juaj ka të ngjarë të shohë video që përmbajnë imazhe sugjestive seksuale ose eksplicite dhe dëgjojnë vargje eksplicite. Ata madje mund të përdorin pa dije klipe muzikore për videot e tyre që përmbajnë tekste eksplicite.

Sulm kibernetik dhe vjedhje e të dhënave. Raportet e fundit zbulojnë të meta në softuer që mund të hapin llogari TikTok për një sërë sulmesh me qëllim të keq. Studiuesit thonë se hakerat mund të shfrytëzojnë këto për të pasur akses në të dhënat personale të përdoruesit.

Koha e tepërt në ekran. TikTok është një magnet për fëmijët, e cila mund të çojë në kohën e tepruar të ekspozimit në internet, mungesën e gjumit dhe një mori rezultatesh të tjera negative nga shumë kohë në internet.

Ndarja e terpërt e informacioneve. Disa fëmijë ndajnë aktivitetet e tyre të përditshme përmes videos TikTok dhe ekspozojnë pa dashje informacione personale siç janë shkolla, vendndodhja e tyre, adresa e shtëpisë dhe të dhënat e tjera personale.

Kërkimi për pëlqime. Si me çdo rrjet shoqëror, disa përdorues mund të preokupohen me klikime, pëlqime. Ky obsesion mund të çojë në vendime të këqija, sjellje të rrezikshme (siç janë sfidat), sulmi verbal në internet dhe ndarja e përmbajtjes së dëmshme. /Insajderi.com