Edhe gjumi i fëmijëve është afektuar nga Covid-19, thonë ekspertët

Edhe gjumi i fëmijëve është afektuar nga Covid-19, thonë ekspertët

Kriza e virusit Covid është duke ndikuar në gjumin e fëmijëve duke e çrregulluar atë, për shkak të rritjes së ankthit dhe mungesës së rutinës.

Klinika Millpond në Londër thotë që ka pasur 30% rritje të problemeve të prindërve me fëmijë deri në moshen 13 vjeç, raporton The Guardian, shkruan Insajderi.

“Ne kemi vërejtur një rritje ankthit të gjumit te fëmijët nga gjashtë deri në tetë vjeç. Ndërsa sa ju përket fëmijëve më të vegjël, fakti që nuk po shohin moshatarë të tjerë, do të shkaktojë probleme në momentin që ata do të fillojnë të dalin më shumë”, thotë Mandy Gurney, themeluesi i klinikës së gjumit në Millpond.

Një prej shkaqëve për këtë mendohet të jetë fakti që fëmijët po bien të flejnë më vonë dhe po zgjohen po ashtu më me vonesë se zakonisht.

“Prindërit po e kanë të vështirë të mbajnë në kontroll edhe gjumin e adoleshentëve, sepse deri më tash shkolla është përdorur si arsye”, shton ajo./Insajderi.com