Sandalet e “shëmtuara” – do të jenë pjesë e trendit edhe këtë verë

Sandalet e “shëmtuara” – do të jenë pjesë e trendit edhe këtë verë

Që prej verës së kaluar ky lloj i sandaleve ngadalë, por me hapa të sigurtë ka pushtuar tregun dhe fotot e Instagramit.

Zakonisht është e pabesueshme, që sandalet që janë pjesë e trendeve të jenë kaq të rehatshme dhe praktike.

Të ashtuquajturat Teva sandals, apo edhe sandalet e shëmtuara ju ngjajnë më shumë sandaleve sportive dhe janë të pranishme edhe tek të famshit si Solange e deri te Elle Faning.

Po sjellim për ju lloje të këtyre sandaleve dhe variacione e stile të ngjyrave të tyre.